Strakosha “tremb” kundërshtarin: Jemi me nerva nga rezultati, e shfryjmë në fushë

Portieri i Lacios, Thomas Strakosha ka qenë prezent me trajnerin e tij Inzaghi, në konferencën para ndeshjes përballë Steaua Bukureshtit. Ai u shpreh se ndihet i qetë dhe ka besim se skuadra do të arrijë të kualifikohet.

Strakosha shtoi se nuk ndien presion për golat e pësuar, por duhet punuar fort që në fushë të jepet më e mira. Ai u ndal edhe te largimi i De Vrijit, për të cilin ndien keqardhje pasi e vlerëson si një lojtar të madh.

“Ndihem i qetë, ashtu siç ndihen të gjithë në ekip. Kemi një skuadër të fortë, prandaj duhet të përqendrohemi dhe të japim maksimumin sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kualifikohemi për në turin tjetër.

Asnjëherë nuk duam të pësojmë gol, por nesër është më e rëndësishme prandaj jemi stërvitur shumë për këtë. Jemi bërë me nerva nga fakti që nuk kemi fituar, prandaj këtë inat duhet ta shfryjmë në fushën e lojës, pasi Liga e Europës është e rëndësishme për ne.

De Vrij? Është një lajm i keq, por kështu është jeta. Duhet të mësohemi pa të gjatë sezonit tjetër, por ne që jemi aktualisht do të japim më të mirën. Jemi të kënaqur me ekipin që kemi, pasi jemi me të vërtetë të fortë”- deklaroi për mediat portieri shqiptar i Lacios, Strakosha. /vipsport.al/