Statistikat / Të shkarkosh trajnerin është mirë, e vërteton Seria A

Shpeshherë skuadrat detyrohen të shkarkojnë trajnerët për të ndryshuar diçka dhe për të përmirësuar ecurinë e ekipit. Duket se kjo teori funksionon në perfeksion në praktikë në Serinë A, pasi të 8 skuadrat që kanë ndryshuar trajnerë në këtë edicion, regjistrojnë përmirësime në statistikat e tyre sa u përket pikëve të siguruara me teknikët e rinj.

Në 24 javët e para të Serisë A, 8 klube kanë ndryshuar trajnerë dhe në të gjitha rastet është regjistruar një përmirësim i rezultateve, në disa raste të ndjeshmë, siç rezulton me Xhenoan e Balardinit, Torinon e Maxarrit apo Udinezen e Odos:

NDRYSHIMET

Benevento
Marko Baroni – Java 1-9 – 0 pikë për ndeshje
Roberto De Zerbi – Java 10-24 – 0,46 pikë për ndeshje

Kaljari
Masimo Rasteli – Java 1-8 – 0,75 pikë për ndeshje
Diego Luis Lopez – Java 9-24 – 1,19 pikë për ndeshje

Krotone
Davide Nikola – Java 1-15 – 0,8 pikë për ndeshje
Valter Zenga – Java 16-24 – 1 pikë për ndeshje

Xhenoa
Ivan Juriç – Java 1-12 – 0,5 pikë për ndeshje
Davide Balardini – Java 13-24 – 1,75 pikë për ndeshje

Milan
Vinçenco Montela – Java 1-14 – 1,43 pikë për ndeshje
Xhenaro Gatuzo – Java 15-24 – 1,8 pikë për ndeshje

Sasuolo
Kristian Buki – Java 1-14 – 0,78 pikë për ndeshje
Xhiuzepe Jakini – Java 15-24 – 1,2 pikë për ndeshje

Torino
Sinisha Mihajloviç – Java 1-19 – 1,31 pikë për ndeshje
Valter Mazarri – Java 20-24 – 2,2 pikë për ndeshje

Udineze
Luixhi Delneri – Java 1-13 – 0,92 pikë për ndeshje
Masimo Odo – Java 14-24 – 1,9 pikë për ndeshje