Statistikat flasin për Gatuzon, Milani përgatit kontratën e re

Xhenaro Gatuzo është duke bindur drejtuesit e Milanit me rezultatet e arritura në ndeshjet e fundit. Pas formës së mirë që po kalojnë kuqezinjtë, në zyrat e Milanit po bëhet gati kontarta e re për teknikun italian.

I emëruar si pauses i Montelës, Gatuzo po bën një punë të mirë te Milani. Fitorja e thellë në fundjavë përballë SPAL-it, ka qenë edhe ndeshja e 8 rradhazi pa humbje për “djajtë”.

Kontrata aktuale skadon në vitin 2019 dhe pritet që kontrata e re të shtyhet deri në vitin 2020. Gatuzo po e drejton Milanin që prej ndeshjes me Beneventon më 3 dhjetor, dhe që prej asaj dite numëron 14 ndeshje në krye të kuqezinjve.

Me 6 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje, Gatuzo duket më lart se paraardhësi i tij. Milan është edhe në gjysmëfinalen e kupës së Italisë përballë Lacios. Ndeshja e parë në San Siro është mbyllur me shifrat 0-0. /vipsport.al/