Stadiumi i Juves është fortesë në Champions, humbja e fundit për faj të Manxhukiç

“Allianz Stadium” është vërtet një fortesë për Juventusin për ndeshjet e Champions League. Që prej 20 prillit të vitit 2013, kur luhej ndeshja Juventus-Bajern Mynih dhe gjermanët fitonin 0-2, bardhezinjtë nuk pësojnë humbje në këtë stadium në kompeticionin më të rëndësishëm europian.

Në rastin e përmendur më lart, ata që e ndëshkonin Juventusin ishin Pizarro dhe Manxhukiç, ky i fundit tashmë në radhët e skuadrës së Alegrit. Pas asaj humbjeje, bilanci i Juventusit në Champions është 14 fitore dhe 8 barazime. Vipsport.al