Spanjë/ Seedorf debuton me humbje në stolin e Deportivo La Coruna

Clarence Seedorf debuton me humbje te Deportivo La Coruna. Trajneri holandez është mposhtur që në ndeshjen e parë në stolin e skuadrës spanjolle, në sfidën e luajtur sot kundër Betis.

Përballja përfundoi 1-0 për Betis me golin e shënuar nga Loren.

Deportivo gjendet në vendin e parafundit në renditjen e La Liga-s me 17 pikë, duke rrezikuar jo pak të bjerë nga kategoria.

Ardhja e Seedorf në stolin e Deportivo La Coruna nuk ka sjellë ndonjë ndryshim, ndërsa kujtojmë se nuk njeh fitore prej 8 ndeshjesh radhazi në kampionat.