Spanja bëhet gati për Botërorin, Lopetegui deri në 2020

Trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui ka marrë besimin e bordit drejtues të Federatës Spanjolle të Futbollit, për të drejtuar kombëtaren spanjolle deri në fund të Europianit 2020. Kontrata aktuale e teknikut spanjoll, do të përfundonte menjëherë pas Botërorit.

Forma e mirë që po kalon Spanja dhe loja e bukur që zhvillon nën drejtimin e Lopeteguit, ka bërë që drejtuesit të mos kenë dyshime. Spanja numëron 12 fitore dhe 4 barazime me Lopeteguin, duke mos e provuar ende shijen e humbjes.

Vendimi për rinovimin e kontratës është marrë gjatë ditës sotme dhe Lopetegui do të ketë mundësi të provojë ekipin në dy ndeshje miqësore para Botërorit. Në muajin mars janë planifikuar ndeshje përballë Argjentinës dhe Gjermanisë.

Në Botërorin që do të luhet në Rusi, Spanja në grup do të ketë Portugalinë, Marokun dhe Iranin. Menjëherë pas Botërorit, Spanja do të nisë përgatitjet për Ligën e Kombeve, për t’u ndeshur në grupin e katërt me Anglinë dhe Kroacinë. /vipsport.al/

more recommended stories