Situata bëhet qesharake, Nica largohet nga Teuta

Tashmë është kthyer në një situatë qesharake ajo që po kalohet te Teuta.  Ekipi durrsak ka njoftuar largimin e Stavri Nicës, ndërsa në ditën e djeshme është pohuar fakti se Nicës i është besuar vazhdimësia nga ana e drejtuesve të klubit.

Drejtimin e këtij ekipi pritet ta marrë Gentian Begeja. Njoftimi ka ardhur nga ana e klubit nëpërmjet një postimi në “Facebook”. Ky vendim i Nicës ka ardhur menjëherë pas humbjes kundër Luftëtarit në shifrat 2-3, ku trajneri është shprehur se e kishte mbyllur me këtë lloj futbolli. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/