Shkaktoi autogolin e vitit, Teuta i del në mbështetje futbollistit

Në ndeshjen mes Teutës dhe Luftëtarit, e cila përfundoi me rezultatin 2-3, vendosi një autgoli i vitit nga ana e Shehit.

Pas një krosimi nga Liçaj, Shehi tentoi të largonte topin duke e përplasur në trupin e portierit dhe duke vulosur fatin e atij takimi. Reagimet kanë qenë të ndryshme gjatë këtyre ditëve për këtë autogol, që për disa është konsideruar edhe si i pakuptueshëm, por klubi i Teutës i del në mbrojtje lojtarit.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, faqa zyrtare e Teutës shpreh mbështetjen ndaj këtij futbollisti, duke u shprehur se një futbollist rritet vetëm nga gabimet. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/