Shakhtar-Roma, një formacion vetëm me brazilianë në fushë

Dueli i sotëm i Ligës së Kampioneve mes Shakhtar Donjeck dhe Romës pritet të japë sinjalet e para se kush do të jetë ekipi që do të vazhdojë rrugëtimin e tij në çerekfinalet e turneut. Por sido që të shkojnë gjërat, në turin tjetër të turneut më të famshëm kontinental, do të ketë shumë përfaqësues nga Brazili.

Roma ka një kontigjent më madh futbollistësh nga Amerika Latine, Brazili apo Argjentina, ndërsa shumë prej tyre do të jenë në fushë sot. Kurse Shakhtar Donjeck njihet si një nga klubet me sistemin e skautëve më të mirë në Brazil, pasi afron nga atje lojtarë thuajse të panjohur në Europë të cilët më pas ua shet me vlera të larta klubeve të mëdha.

Ndaj sonte, në fushën e lojës, mes të dy skuadrave, mund të hidhet nga minuta e parë një formacion i përbashkët me lojtarë brazilianë që u përkasin të dy ekipeve:

ALISSON (portier, Roma)

BRUNO PERES (mbrojtës, Roma)

DODO (mbrojtës, Shakhtar)

ISMAILI (mbrojtës, Shakhtar)

GERSON (mesfushor, Roma)

FRED (mesfushor, Shakhtar)

ALAN PATRIK (mesfushor, Shakhtar)

TAISON (mesfushor/sulmues, Shakhtar)

BERNARD (mesfushor/sulmues, Shakhtar)

MARLOS (mesfushor/sulmues, Shakhtar)

DENTINJO (sulmues, Shakhtar)