Seria A/ Milan mposht Sampdorian dhe hyn në “valle” për Europën

Milan vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat. Kuqezinjtë kanë mposhtur sot 1-0 Sampdorian në sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Serisë A.

Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Bonaventura në minutën e 13-të për t’i dhënë fitoren të besuarve të trajnerit Gattuso.

Për t’u veçuar është edhe 11-metërshi i humbur nga Rodriguez për Milanin në minutën e 7-të.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 41 pikëve, po aq sa Sampdoria e vendit të 6-të.

Tashmë Europa është një mision i mundur për kuqezinjtë, të cilët pse jo mund të tentojnë edhe pjesëmarrjen në Champions, pasi ndodhen 7 pikë larg Interit të vendit të katërt (pa marrë parasysh që Lazio ka një ndeshje më pak dhe mund të shkojë 49 pikë nëse fiton me Veronën).

Milan-Sampdoria 1-0

Shënues: Bonaventura 13’