Projektohet e ardhmja, Bajerni kërkon të marrë “yllin” e Milanit

Ekipi i Bajernit duket se ka hedhur sytë nga kampionati italian, përsa i përket merkatos së verës. Në radarët e bavarezëve është shfaqur gardiani i Milanit, Donaruma.

Portieri 19 –vjeçar duket si zëvendësuesi ideal i Nojerit, i cili vuan ende nga një dëmtim. Me rikthimin në fushat e blerta, bavarezët i tremben një transferimi të mundshëm të gjermanit në Europë, prandaj duan të sigurojnë shërbimet e Donarumës.

Në kërkim të portierit italian, janë edhe ekipe të tjera të mëdha në Europë, ndër to Real Madrid apo Juventus. Sipas mediave italiane, drejtuesit e Bajernit do të nisin kontaktet me agjentin e lojtarit. “Transfermarkt” e vlerëson Donarumën rreth 40 milionë euro, por shifër kjo që deri në verë mund të ndryshojë dhe të jetë më e lartë. /vipsport.al/

more recommended stories