Pritet përfaqësimi i Shqipërisë, Erjon Tola flet nga grumbullimi në “Lojërat Olimpike”

Shqipëria ka marrë pjesë për herë të katërt në Lojërat Olimpike Dimërore. Këto Lojëra Olimpike janë duke u zhvilluar në Korenë e Jugut dhe do të zgjasin deri në 25 shkurt.

Flamuri shqiptar do të përfaqësohet nga dy skiatorët, Suela Mëhilli dhe Erjon Tola. Në një intervistë për “Top Channel”, ka folur Erjon Tola, që do të garojë në datën 18 shkurt.

Jemi në mesin e përgatitjeve për garat që do të kemi në datat 18 dhe 22 shkurt. Organizimi këtu është shumë i mirë dhe kemi pasur shumë aktivitete të ndryshëm. Gjithashtu jemi argëtuar shumë në këtë grumbullim.

Sa i përket sportit, kemi ndjekur një program shumë strikt për të qenë në formë për konkurrimin në Pyeongchang, vendi ku po zhvillohen lojërat olimpike. Moti ka mbajtur mirë, megjithëse ka pasur erë dhe temperatura deri në minus 22 gradë”, është shprehur Erjon Tela, teksa afrohet data e konkurrimit të shqiptarit në Lojërat Olimpike 2018. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/