Prishtina me hap kampioni, Magani shpëton pankinën e Shkëmbit

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 19 të Superligës së Kosovës. Prishtina kryesuese vazhdon të bindë pasi edhe këtë javë ka mundur me shifrat 2-0 ekipin e Llapit. Ndeshja u luajt në qytetin e Pejës, meqë stadium i Prishtinës është në rikonstruksion. Me këtë fitore, Prishtina i ka rrëmbyer edhe kryesimin ekipit të Llapit.

Fitore kanë arritur edhe ekipet e trajnerëve nga Shqipëria. Liria e Prizrenit, e cila drejtohet nga Bledi Shkëmbi, ka mundur në shtëpi Vllazninë. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-1, ku të dy golat i ka shënuar ish-lojtari i Teutës, Artur Magani, duke i dhënë qetësinë teknikut i cili pas eliminimit nga Kupa ishte vënë në diskutim për vazhdimësinë në stolin e ekipit.

Ndërkohë babai i Arturit, Gugash Magani, ka arritur të marrë një fitore me ekipin e Trepça ’89 në shtëpi, pasi ka mundur 1-0 Vëllazënimin.

Drenica ka barazuar 2-2 në shtëpi përballë Besës, ndërsa fitore ka arritur të marrë edhe Drita, e cila ka mundur Ferronikelin.

Rezultatet

Prishtina-Llapi 2-0

Liria-Vllaznia 2-1

Trepça89-Vëllazënimi 1-0

Drenica-Besa 2-2

Drita-Ferronikeli 1-0