Po e monitoronte Federata, Teuta përjashton talentin e Skënderbeut

Klubi i Teutës ka njoftuar largimin e mesfushorit iranian Reza Karim nga organika e ekipit. Nuk ka vend për qetësi në klubin durrsak, teksa pas largimit të Stavri Nicës, që u kthye në një “telenovelë” për këtë ekip, klubi largon edhe mesfushorin e huazuar nga Skënderbeu.

Sipas një postimi në “Facebook”, klubi është shprehur se e ka ndërprerë marrëveshjen me futbollistin për shkak të mos impenjimit të tij në ndeshje dhe në stërvitje. Kjo ka sjellë largimin e tij përfundimtar nga Teuta.

Reza Karimi shihej nga Skënderbeu si një talent me shumët të ardhme, ndaj u dha huazim te Teuta për të luajtur rregullisht. Mesfushori me tipare ofensive po monitorohej edhe nga Federata Iraniane e Futbollit, presidenti i të cilës konfirmoi në një takim pak kohë më parë me homologun e tij shqiptar, Duka, se Karimi ishte një nga emrat që shihej me vëmendje për të ardhmen e përfaqësueses. /vipsport.al/