Pjanic: Refuzova Tottenham, dua Champions League me Juventusin

Në vigjilje të sfidës kundër Tottenham, mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic zbulon një prapaskenë të merkatos.

Gjatë një interviste për “Telegraph”, futbollisti boshnjak ka deklaruar se ka refuzuar Tottenham disa vite më parë.

“Ishte një mundësi reale që unë të shkoja te Tottenham, pas kalimit të Luka Modric te Real Madrid. Por në atë kohë nuk mendoja të largohesha nga skuadra ku isha. E refuzova ofertën. I thashë ‘jo’ edhe Arsenalit kur luaja për Lionin. Mora këto vendime duke përdorur logjikën dhe nëse kam vendosur kështu, kisha arsyet e mia”, tha Pjanic.

Për sa i përket ndeshjes kundër Tottenham në Champions, Pjanic deklaroi: “Jemi shumë kompetitivë. Duam të fitojmë Champions League. Tottenham është një skuadër e madhe. Karakteristikat e mia? Kam aftësi të mira në kontrollin e topit dhe provoj të ndihmoj shokët e skuadrës për të luajtur sa më mirë. Mbaj mend se kur firmosa për Juventusin, trajneri Allegri më dha se do të bëhesha një nga ‘regjisorët’ më të mirë në botë. Kam ende nevojë për t’u përmirësuar, por kam shumë dëshirë për ta bërë një gjë të tillë”, përfundoi mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic.