Pësoi frakturë në kafkë një vit më parë, Mezon tërhiqet zyrtarisht nga futbolli

Një vit pas asaj përplasjeje të tmerrshme kokë më kokë me Kahill të Çelsit, Rajan Mezon është dorëzuar. Mesfushori i Hullit, 26 vjeç, ka zyrtarizuar sot tërheqjen nga futbolli nëpërmjet faqes zyrtare të klubit.

Më 22 janar të 2017-ës, Mezon u godit me fort me kokë nga Geri Kahill, kuptohet në mënyrë të pavullnetshme, gjatë ndeshjes me Çelsin. Mbeti i shtrirë në tokë për 9 minuta dhe pas ndërhyrjes së dy stafeve mjekësore, u transportua me barrelë, me maskë oksigjeni.

Mezon ishte i vetëdijshëm për gjithçka gjatë gjithë kohës. Me shtrimin në spital u kuptua se fraktura në kafkë ishte e thellë dhe duhej ndërhyrja kirurgjikale, që doli me sukses të plotë, por jo aq sa për ta kthyer atë në fushë, në një aktvitet normal.

Mezon, nëpërmjet komunikatës përt shtyp të klubit, ka falënderuar drejtuesit e Hullit dhe tifozët, me të cilët ndihet në “borxh” për dashurinë dhe mbështetjen që i kanë falur në këto 12 muaj. Vipsport.al