Nuk e futën në 10 sportistët më të mirë, Qerimaj: Çfarë të bëj më shumë?

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në bashkëpunim me Federatat, ka nxjerrë një listë prej 10 sportistëve më të mirë të vitit 2017. Këtë listë e kryesonte Luiza Gega, ndërsa pas saj vinin emrat e Izmir Smajlaj, Jon Vrenozi, Ergent Prizreni, Liridona Rexha, Nikol Merizaj, Elord Gjana, Krenar Zeneli, Erblira Bici dhe Endrit Hysenagolli.

Ajo që vihej re në këtë listë ishte mungesa e emrit të Erkand Qemiraj. Nëpërmjet një statusi në “Facebook”, peshëngritësi ka reaguar duke u shprehur se të marrësh medalje në europian dhe botëror nuk mjafton për t’u përfshirë në listën e 10 sportistëve më të mirë në Shqipëri. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/