Not/ Franc Aleksi thyen një tjetër rekord kombëtar

Në Malin e Zi janë duke u zhvilluar garat e notit të vlefshme për aktivitetin ndërkombëtar.

Franc Aleksi vijon të thyejë rekorde kombëtare, teksa i rradhës është ai i 400 metrave në stil të lirë. Notari i cili përfaqësonte ekipin e Studentit, e ka përfunduar këtë garë për një kohë rekord, prej 4:03:07, duke marrë kështu vendin e parë.

Në vendin e dytë renditet Frenc Berdaku, që përfaqësonte ekipin e Teutës. Vendi i 3 dhe i 4 i ka takuar dy sportistëve slloven, ndërsa në vendin e 5 është renditur Dion Kadriu. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/