Nexhipi: Batha dhe Trashi janë lojtarë shumë cilësorë, Pakult s’ka presion nga Gjici

Para ndeshjes së sotme Partizani-Kukësi ka folur ish-kapiteni it ë kuqve, Nderim Nexhipi, aktualisht në rolin e drejtorit sportiv të Kukësit. Ai është krahu i djathtë i trajnerit austriak Peter Pakult, për të cilin shprehet se nuk ndihet aspak nën presion nga presidenti Gjici.

Nexhipi thotë se Trashi dhe Batha janë lojtarë shumë cilësorë, por pavarësisht mungesës së tyre dhe Prognit, ai thekson se Partizani nuk nënvlerësohet kurrë:

“Që nga vera e kam mbyllur atë kapitull, pra me futbollin e luajtur, kështu që tani bëj maksimumin në rolin e ri që kam te Kukësi.

Nuk është e lehtë të luash kundër Partizanit. Kukësi është kampion dhe mendoj se skuadra jonë do të ketë ndeshje më të mira kur të luajë jashtë Kukësit.

Batha dhe Trashi janë lojtarë mjaft cilësorë dhe i vlerësoj shumë. Të them të drejtën, nuk na interson shumë kundërshtari, sepse duhet të merremi me veten. Nuk luajnë lojtarë të rëndësishëm, psi është edhe Progni, por edhe ne kemi mungesat tona. Nuk e nënvlerësojmë kurrë kundërshtarin.

Presidenti Safet Gjici i ka lënë dorë të lirë trajnerit Pakult, i cili nuk është aspak nën presion. Presidenti Gjici e ka kuptuar se secili ka punën e vet dhe nuk ndërhyn”, – ka thënë mes të tjerash për “Zona gol” Nderim Nexhipi, drejtori sportive i Kukësit.

Vipsport.al