Në Tetovë përgatiten për sfidën ndaj Vardarit: Titulli është i Shkëndijës!

“Sundimit” të Vardarit në kampionatin maqedonas duket se i ka ardhur fundi.  Shkëndija ndodhet në vendin e parë në Maqedoni, e shkëputur 8 pikë nga rivali i përjetshëm.

Në ditën e nesërme, kryendeshja e Maqedonisë është ajo mes Shkëndijës dhe Vardarit. Ky takim do të vendosi jo pak sa i përket fatit të titullit kampion. Në një prononcim për mediat trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani, kanë komentuar këtë sfidë delikate.

“Përgatitjet cilësore dhe epërsia në pikë na jep shpresë për të besuar se titulli do të jetë i Shkëndijës. Fati apo fatkeqësia jonë ishte që ndeshjen e parë ta luajmë me Vardarin dhe ne do dalim të japim më të mirën për të fituar ndeshjen“, u shpreh, Qatip Osmani.

Nga ana tjetër Hasani thekson faktin se Shkëndija vjen për herë të parë si favorite në këtë takim: “Favorit nuk kemi qenë vitet e kaluara kur dihen shumë rethana që na kanë ndjekur. Favorit jemi këtë vit dhe ne do dalim ta dëshmojmë këtë në fushë si që e kemi bërë deri tani këtë sezon. Ndeshja e parë është si gjithë të tjerat dhe ne pa eufori hyjmë të bëjmë punën tonë që është fitorja”, është shprehur kapiteni i ekipit, Ferhan Hasani. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/