Në Shqipëri vuajnë për fushën, por në Gjermani projektohen suita në stadium

Duket sikur po flasim për dy planete paralele, por jemi duke folur vetëm për dy kampionate europiane. Nëse në Shqipëri diskutohet ende çështja e fushës në të cilën luajnë ekipet shqiptare, veçanërisht ekipi i Kukësit që është edhe kampioni i Superiores, në Gjermani skuadra kampione është duke menduar për një tjetër projekt.

Sipas asaj që projektohet te klubi i Bajernit, brenda disa kohësh do të gjenden edhe disa suita në “Allianz Arena”, në brendësi të stadiumit. Pamje e marrë prej aty nga fusha e lojës është thuajsë përrallore, ndërsa në këtë suitë mund të shkojnë të gjithë njerëzit që e dëshirojnë këtë gjë, por sigurisht duke paguar një kosto aq të lartë sa edhe kënaqësia që marrin.

Gjermani-Shqipëri, diferencat janë shumë herë më të mëdha në problemet që diskutojnë dy vëndet respektive, sesa në në largësinë mes dy shteteve. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

more recommended stories