Në Gjermani mendojnë një formulë të re kampionati për ta thyer dominimin e Bajernit

Për ta zbutur sadopak dominimin e Bajernit të Mynihut në kampionatin gjerman, ku aktualisht kryeson me 19 pikë i shkëputur nga vendi i dytë, drejtuesit e futbollit në këtë vend po mendojnë një formulë të re.

Bajerni ka dominuar totalisht në pesë kampionatet e fundit dhe në këto kushte Federata Gjermane e Futbollit po vlerëson mundësinë e futjes së skemës me play off në fund të sezonit.

Kjo do të bënte pak më interesante garën për titullin kampion në Gjermani. Por jo të gjithë janë dakord me këtë ide, që aktualisht është vetëm hipotezë. “Play off-i do ta bënte fals kampionatin”, – ka deklaruar Rudi Fëler, ish-sulmuesi i Romës. Vipsport.al