Mosha është vetëm një numër, veteranët e futbollit nuk ndalen së shënuari

Nëse shumë futbollistë të moshës 35 vjeç e lart mendojnë t’i japin fund karrierës, Kualjiarela, Aduriz e shokët e këtyre nuk mendojnë kështu. Këtë sezon, këta futbollistë kanë mbushur ose mbushin 35 vjeç, madje Eto’o e ka kaluar këtë moshë. E veçanta e këtyre është fakti që nuk po ndalen së shënuari.

Sulmuesi i Sampdorias, Fabio Kualjiarela kryeson listën e golashënuevse me 17 gola të shënuar këtë sezon në kampionatin italian. Ai ka kaluar madje edhe disa nga sulmuesit më të mirë në Itali si Imobile apo Higuain.

I dyti në këtë listë është sulmuesi 35-vjeçar i KAS Eupen, Mbaje Leje me 9 gola. Treshen e kompleton 37-vjeçari i Atletik Bilbaos, Aduriz me 8 gola në kampionatin spanjoll, vetëm 2 më pak se Kristiano Ronaldo.

Samuel Eto’o, i cili aktualisht është një lojtar i lirë, duket se e ka ende nuhatjen e golit. Në muajin mars, kamerunasi mbush 37 vjeç, por kjo nuk e ka penguar për të shënuar 6 gola në 15 ndeshje me Antaliasporin.

I pesti më i mirë në Europë në këtë klasifikim është 35-vjeçari i Shalkes, Naldo. Mbrojtësi brazilian ka shënuar 5 gola në Bundesligën gjermane këtë sezon, duke asistuar edhe 2 herë. /vipsport.al/