Mesi asistuesi më i mirë? Jo më, Europa njeh një tjetër yll

Fitorja e Mançester Sitit me rezultatin 5-1 përballë Leisterit në fundjavë, duket se ka qenë një ndër ndeshjet më të veçanta për De Bryne. Mesfushori i qytetarëve ka kaluar Leo Mesin duke u bërë asistuesi më i mirë në Europë.

Edhe mesfushori i Arsenalit, Ozil dallohet për numrin e lartë të asistimeve, por mesa duket ky fakt tashmë mbetet pjesë e së kaluarës, pasi shifra e De Bryne janë unike.

Me 77 asist në 176 ndeshje, mesfushori 26-vjeçar kalon me një asist më shumë Mesin, por argjentinasi ka luajtur plot 190 ndeshje, 14 ndeshje më shumë se belgu.

Kevin De Bryne luan prej 3 sezonesh me ekipin e Mançester Sitit duke shënuar edhe 20 gola. Ai është aktivizuar edhe me kombëtaren e Belgjikës, që nga viti 2010, duke qenë protagonist në shumë raste. /vipsport.al/