Merr fund “dashuria” mes Mourinho dhe Pogba, ja çfarë ka thënë trajneri portugez

Mesa duket ka përfunduar “dashuria” mes Jose Mourinho e Paul Pogba.

Pas disa rezervave për lojën e mesfushorit francez në sfidën kundër Tottenham, trajneri i Manchester United ka vendosur sërish gishtin te Pogba pas humbjes ndaj Newcastle.

Të mos harrojmë se Mourinho nuk është duke “krisur” marrëdhëniet me një futbollist çfarëdo, por pikërisht me 24-vjeçarin francez për të cilin United pagoi 105 milionë euro në verën e 2016-ës.

“Përse e zëvendësova? Kisha nevojë për dikë që të bënte mirë gjërat e thjeshta në fushë”, deklaroi Mourinho pas humbjes 0-1 kundër Newcastle, duke iu përgjigjur kështu pyetjeve të gazetarëve për paraqitjen e Pogba.