Marchisio “ngujohet” në stol, bashkëshortja e tij: Ka mungesë respekti

Pas lënies në stol herë pas here të bashkëshortit të saj Claudio Marchisio, Roberta Sinopoli ka bërë një postim në Instagram, i cili përmban një mesazh me nënkuptim për klubin e Juventusit dhe trajnerin Massimiliano Allegri.

Sipas gruas së Marchisios, ka një mungesë respekti për bashkëshortin e saj, i cili tashmë ka mbetur pas Sturaro e Bentancur, që janë zgjedhjet e para të Allegrit kur bëhet fjalë për zëvendësimet.

“Toleranca arrin deri në respekt reciprok, që është transformuar”, shkruan Roberta Sinopoli në Instagram.