Mançester Siti i vë syrin Hazardit, Çelsi kërkon shkëmbimin me Agueron

Shtypi sportiv në Angli ka bërë të ditur së fundi se Mançester Siti i ka vënë syrin belgut të Çelsit, Eden Hazard, i kërkuar edhe nga Reali i Madridit.

Blutë e Londrës, pasi kanë bërë llogaritë, për të lënë të lirë lojtarin e tyre më të mirë, kanë vendosur t’i kërkojnë Mançester Sitit sulmuesin argjentinas, Serxhio Aguerro. Ky i fundit është shënuesi më i mirë në historinë e ekipit të drejtuar nga trajneri Guardiola.

Siti ka treguar deri tani se çdo lojtar që dëshiron, arrin ta marrë, pasi ka një potencial shumë të madh financiar. Kështu, Hazard mund të jetë goditja e radhës, por mbetet për t’u parë, nëse do të lihet i lirë Aguero apo jo.

Vipsport.al