Lushnja pret rikthimin e Artan Banos në stol, tani nis një “kampionat i ri”

Lushnja e ka shtuar emrin e Dritan Çukos, ndihmëstrajnerit lushnjar, në protokoll vetëm në momentet e fundit para ndeshjes me Flamurtarin në Vlorë. Po ashtu, pas humbjes 2-0 askush nga stafi lushnjar nuk u prononcua.

Për momentin, Lushnja vazhdon të jetë pa trajner, por ndoshta që sot kryebashkiaku Fatos Tushe do të vendosë për pasuesin e Hysen Dedjas.

Me shumë mundësi do të jetë Artan Bano, edhe pse së fundi po përflitet edhe Ilir Gjyla. Për Lushnjën tani nis një kampionat i ri, ku duhet menduar për sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Mbijetesa është e pamundur dhe është normale të mendohet më shumë për të ardhmen, duke respektuar garën. Vipsport.al