“Lojërat Olimpike Dimërore 2018”, shtyhet përfaqësimi i Shqipërisë

Shqipëria ka marrë pjesë për herë të katërt në Lojërat Olimpike Dimërore. Këto Lojëra Olimpike janë duke u zhvilluar në Korenë e Jugut dhe do të zgjasin deri në 25 shkurt.

Përfaqësuesit e flamurit shqiptar janë dy skiatorët, Suela Mëhilli dhe Erjon Tola, të cilët do të garojnë në disiplinën e Skive alpine.

Gara e Suele Mëhillit pritej në ditën e sotme, por planifikimi i kësaj gare është shtyrë për në datën 14. Shkak për këtë shtyrje janë bërë kushtet jo të mira për të garuar në ski alpin. Nga ana tjetër Erjon Tola do të garojë në datën 18 shkurt. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/