Limaj duhet të kthehet te Bylisi, e ka humbur gjyqin me klubin ballshiot

Vesel Limaj e ka humbur gjyqin me Bylisin. Ai kishte kërkuar zgjidhjen e kontratës me këtë ekip, duke pretenduar se nuk e dinte çfarë kishte firmosur, por Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në Federatën Shqiptare të Futbollit i ka dhënë të drejtë klubit ballshiot.

Nga drejtuesit e Bylisit janë paraqitur dokumentet e nevojshme, kontrata dhe mandatet e pagesave për futbollistin në fjalë, që ka humbur gjyqin.

Vesel Limaj në këto kushte është i detyruar të kthehet te Bylisi, ku ka një kontratë të rregullt. Ndërkohë, ka edhe një padi për Kukësin nga ana e klubit ballshiot, që pretendon se klubi verior ka shkelur rregullat, duke afruar në ekip një lojtar, i cili është nën kontratë me një klub tjetër. Vipsport.al