Levante luan derbin ndaj Valencias, Sadiku nuk gjendet as në stol

Trajneri i Levantes ka publikuar para pak momentesh listën e lojtarëve, të cilët janë grumbulluar me ekipin për ndeshjen me Valencian. Në sy bie mungesa e sulmuesit të kombëtares Armando Sadiku, i cili nuk do të debutojë as këtë javë me ekipin e tij të ri.

Fillimisht u mendua se do të debutonte në ndeshjen me Real Madridin, por ishte Pazini ai që i zuri vendin. Tashmë Sadikut i mbetet vetëm të punojë dhe të grumbullohet në javët në vijim.

26-vjeçari nga Elbasani u transferua gjatë merkatos së janarit në Spanjë, nga ekipi i Legia Varshavës. Më parë ka luajtur në kampionati zviceran, aty ku edhe ka shkëlqyer. /vipsport.al/