Levandovski shmang Realin me diplomaci: Bajerni është para të gjithëve për mua!

Robert Levandovski tregohet shumë diplomat në deklaratat e tij. Sulmuesi polak i Bajernit të Mynihut, ka folur sërish në lidhje me interesimin e Realit të Madridit për të.

“Nëse do të mendoja për këto spekulime në lidhje me të ardhmen time te Reali i Madridit, kur jam akoma pjesë e Bajernit, do të ishte shumë e dëmshme për mua, pasi nuk do të arrija të jepja maksimumin si lojtar.

Jam një lojtar i Bajernit dhe dua të jap gjithçka për këtë fanellë. Bajerni është para të gjithëve për mua”, – ka deklaruar sulmuesi polak, i vënë prej kohësh në shënjestrën e Realit të Madridit. Vipsport.al