La Liga/ Reali mposht Leganes dhe merr vendin e tretë

Real Madrid fiton 3-1 kundër Leganes në transfertë, sfidë e prapambetur e kampionatit të Spanjës.

“Los Blancos”, pa shumë prej titullarëve në fushë kanë mposhtur ekipin që i eliminoi nga Kupa e Mbretit.

Leganes kaloi në avantazh e para me anë të Bustinzas në minutën e 6-të.

Por, Reali përmbysi gjithçka që në pjesën e parë, duke nisur me Vazquez në minutën e 11-të dhe Casemiro në minutën e 29-të.

Ramos shënoi me 11-metërsh në minutën e 90-të duke vulosur rezultatin përfundimtar të sfidës në 3-1 për Realin.

Madrilienët ngjiten në vendin e tretë në La Liga me 48 pikë, 2 më shumë se Valencia e vendit të katërt.

Leganes-Real Madrid 1-3

Shënues: Bustinza 6’/ Lucas Vazquez 11’, Casemiro 29’, Ramos 90’ (11-m)