Kristian Pulisiç e ka të ardhmen në Premier, Borusia Dortmund i vë çmimin

Talenti amerikan i Borusias së Dortmundit, Kristian Pulisiç, shumë shpejt do të luajë në Premier League. Janë skuadrat “big” të futbollit anglez, që janë vënë pas sulmuesit anësor.

Sipas britanikes “The Express”, Borusia e Dortmundit i ka vënë një çmim goxha të lartë futbollistit të saj, duke parë interesin në rritje. Vlerësimi i klubit gjerman për Pulisiç është 100 milionë euro, ose 90 milionë stërlina.

Për xhevahirin e Borusias po interesohen shumë seriozisht Liverpuli dhe Mançester Junajtid, por edhe skuadra të tjera të njohura në Angli dhe kampionate të tjera. Vipsport.al