Kridens Meta, thjesht “kamikazi” i radhës i FSHF-së

Në një kampionat ku gjyqtarët janë kthyer në protagonistë “me urdhër nga lart”, shfaqja e sotme e Kridens Metës në “Selman Stërmasi” ishte skenari i radhës i turpshëm i gatuar ndaj zërave kundër drejtuesve të FSHF-së.

Çdo faull i diskutueshëm, çdo moment i dyshimte, kishte një tendencë të caktuar nga Meta, i cili bëri maksimumin që ndeshja të kalonte jashtë aspektit sportiv, duke shtuar nervozizmin dhe tensionin në fushë, ndërsa ndëshkonte vetëm njërën skuadër.

Kartoni i kuq ndaj Culum ishte kulmimi i këtij skenari që ndiqte ato që kanë dhuruar kolegë të tij në ndeshjet e mëparshme të kampionatit me skuadra të cilat nuk ndajnë të njëjtën linjë mendimi me kryesinë aktuale të FSHF-së. Ai episod ndryshoi plotësisht fatin e takimit , siç e pranoi edhe trajneri i Kukësit, i cili theksoi se deri në ato momente Culum kishte dominuar lojën në ajër në ndeshje.

Jo rastësisht, pa i hequr merita aftësive realizuese të lojtarëve të Kukësit, dy golat brenda pak minutash erdhën pikërisht nga loja në ajër, pasi Culum kishte lënë fushën e lojës.

Në një kampionat ku etiketimi “kamikaz” për gjyqtarët është kthyer në normalitet, sjellja e Metës sot ishte thjesht ajo e “kamikazit” të radhës. /vipsport.al/