Klubi i Skënderbeut falenderon protestuesit: Jeni forca jonë, i shkojmë kauzës deri në fund

Kanë qenë më mijëra qytetarë ata që kanë dalë në mbështetje të Skënderbeut, në shenjë protestë për t’i kërkuar UEFA-s mbrojtjen e këtij klubi nga një dënim i mundshëm.

Në përfundim të kësaj proteste, klubi i Skënderbeut i ka falenderuar të gjithë njerëzit që u mblodhën para Katedrales së qytetit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, klubi shprehet se motivohet nga këta njerëz, për t’i shkuar kësaj çështje deri në fund. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Reagimi i plotë

Me mijëra qytetarë korçarë dhe tifozë të Skënderbeut kanë dalë sot në sheshin para Katedrales së qytetit për një tubim paqësor, në shenjë proteste dhe kërkese ndaj UEFA-s për të mos dënuar skuadrën e këtij qyteti.

Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve Korçarë dhe tifozëve bardhekuq për mbështetjen e treguar karshi klubit në tubimin e organizuar në Korçë kundër një dënimi të mundshëm të klubit.

Mbështetja juaj na jep forcë për të luftuar deri në fund për kauzën tonë të përbashkët.

Faleminderit.