Kërkohen kartat e identitetit, reagojnë tifozët e Partizanit: Do bojkotojmë sërish

Vendimi i fundit që ka marrë Policia e Shtetit, në të cilin kërkohet që çdo tifoz të paraqitet me karta identiteti, ka sjellë sërish reagimin e tifogrupit të Partizanit, “Ultras Guerrils”.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ata shprehen se do të shkojnë në stadium, por nëse Policia do të kërkojë karta identiteti, atëherë asnjë tifoz nuk do të futet brenda.

“Ju ftojmë të gjithëve të mblidhemi te Baza dhe së bashku të nisemi drejt stadiumit. Nëse në hyrje kërkohet identifikim, nuk do hyjmë në stadium!”- shkruhej në njoftimin e tifozëve të kuq.

Kujtojmë që tifozët e Partizanit kanë shprehur pakënaqësi ndaj kërkesës për karta identiteti, madje kanë bojkotuar edhe ndeshjet që Parizani ka zhvilluar. /vipsport.al/