“Ke folur pro Finos”, refuzim skandaloz i FSHF-së për akreditim në Asamble

Diktatura dhe abuzimet e FSHF-së nuk konsistojnë vetëm te fondet apo ilegaliteti. Në prag të Asamblesë Zgjedhore, media “VIP SPORT” ka dërguar emrin e administratorit Fation Shehu si përfaqësues, për të pasquruar në normalitet zhvillimet e aktivitetit. Përgjigja e FSHF-së ishte tronditëse për fjalën e lirë.

“FSHF refuzon akreditimin e z.Shehu për shkak të angazhimeve të tij juridike dhe personale karshi kandidatit në garë, të pohuara edhe vetë prej tij publikisht”, shkruhej në përgjigjen zyrtare nga zëdhënësi për shtyp i FSHF-së, Gerti Çarçani, i cili është njëkohësisht moderator i një emisioni sportiv, që njihet për faktin se përdoret aktualisht në fushatën pro FSHF-së.

Sipas Federatës, nëse ke një profesion të pavarur siç është avokatia, duhet të jesh vetëm në shërbim të Dukës, që të pranohesh. Nëse je një përfaqësues i medias, duhet të jesh gjithashtu në shërbim të Dukës që të aprovohesh. Diktaturë e fjalës së lirë dhe e profesioneve të pavarura.

Hakmarrje prej njerëzish të vegjël, për të cilën padiskutim është vënë në dijeni si UEFA, ashtu edhe Shoqata Ndërkombëtare e Medias.