Katër vjet pritje për një gol, ju kujtohet sulmuesi që i dha fitoren Barit të Bashës

21 dhjetor 2013. Kjo është data kur ai kishte shënuar golin e fundit në një ndeshje zyrtare, para se t’i shënonte Frozinones fundjavën që shkoi. Më shumë se katër vjet pritje për të shijuar golin.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Barit, Libor Kozak, të cilin e ka përndjekur një odise e gjatë dëmtimesh, që e ka mbajtur larg fushave për një kohë të gjatë. Në verë iu bashkuar Barit të Migjen Bashës, i cili mban edhe shiritin e kapitenit, duke synuar rilindjen.

Kozak është bërë i njohur me fanellën e Lacios, veçanërisht në Europa League, duke pranuar një kontratë me shifra të ulëta. Pas një fillimi të vështirë, ku së pari duhej të gjente formën e humbur, sulmuesi çek ka parë “dritë” në dhjetor, me 7 minuta në fushë ndaj Entelës.

Më pas minutat u shtuan dhe ndaj Frozinones Kozak shënoi golin e parë të sezaonit dhe i dha 3 pikët Barit. Lojtari çek duket se po lë pas një periudhë shumë të vështirë. Vipsport.al