Kategoria e Parë / Bylis i afrohet Tiranës, në Pukë fiton… debora

Sot janë luajtur dy ndeshjet e prapambetura të Kategorisë së Parë, ajo mes ajo mes Tërbunti dhe Erzenit bë Grupin A dhe ajo mes Shënkollit dhe Bylisit në Grupin B.

Në ndeshjen e Grupit A, Erzeni ka mundur me shifrat 2-1 ekipin vendas, në një ndeshje të luajtur në kushte ekstreme pasi stadiumi ishte mbuluar nga dëbora. Takimi i parë mes ekipeve ishte ndërprerë në minutën e 27 për shkak të kushteve të vështira atmosferike me erë dhe reshje të shumta. Ndërsa sot vazhdimi është luajtur po në kushte të tilla, pasi tapeti i mbuluar nga dëbora e bënte të vështirë zhvillimin normal të ndeshjes.

Ndaj në fuqi ka mbetur rezultati i 27 minutave të para, pasi asnjë prej skuadrave sot nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Erzeni po fitonte 2-1 në momentin e ndërprerjes së takimit dhe ai rezultat ka qëndruar në fuqi edhe pas mbylljes së 90 minutave.

Ndërkaq, Bylisi ka mundur 2-1 në transfertë Shënkollin për të marrë një sukses shumë rë rëndësishëm që e afron vetëm 4 pikë nga Tirana  e vendit të parë dhe hap përsëri luftën për ngjitjen në Superiore. Golat e Hoxhajt dhe Mahmutit i dhanë avantazhin e dyfishtë ballshiotëve, ndërsa vendasit shkurtuan diferencën me Danajn në minutën e 30. /vipsport.al/