Kaseres nuk mjafton! Tare gjen emrin e ri në mbrojtjen laciale

Ekipi i Lacios është duke kërkuar një përforcim të ri sa i përket aspektit mbrojtës. Sipas asaj që përflitet nga mediat italiane, Tare ka gati goditjen e radhës për kryeqytetasit.

“Corriere dello Sport” shkruan se me lacialët pritet të bashkohet qendër mbrojtësi 24-vjeçar, Samuel Gigot. Futbollisti luan me ekipin e Gentit në Belgjikë, ndërsa pritet që të transferohet drejt Lacios për 4 milionë euro.

Igli Tare e përforcoj këtë repart me Kaseres në merkaton e dimrit, por ish-mbrojtësi i Juventusit nuk po sjell siguri në mbrojtje. Zgjidhja e Tares është e menjëhershme, Gigot pritet t’i bashkohet ekipit të Lacios. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/