Karabeci për gjyqtarët: Reagimi të vjen natyrshëm kur të bëhet padrejtësi

Një nga duelet më interesante në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë është ai mes Kukësit dhe Tiranës, dy skuadra të cilat shohin te ky turne mundësinë e tyre të vetme për të marrë trofe të rëndësishëm në këtë sezon. Ndaj të dy skuadrat do të dhurojnë një duel shumë të luftuar nesër në “Zeqir Ymeri”, siç tregon kapiteni i bardhebluve, Ernado Karabeci.

“Shkojmë në Kukës për të fituar, për të bërë lojën tonë. Ndeshjet nuk i ngjajnë njëra-tjetrës por jemi të përgatitur për të sulmuar. E dimë që do të jetë e vështirë por asgjë nuk është e pamundur. Ne kemi mungesa, ashtu si edhe Kukësi. Fusha është e njëjtë për të dyja skaudrat. Nuk duhet të justifikohemi por të shkojmë në Kukës për të luajtur lojën tonë dhe kërkuar kualifikimin”, shpjegoi ai, duke konfirmuar besimin që kanë baradheblutë se mund të dalin nga stadiumi kundërshtar me një rezultat i cili i kombinuar me barazimin 1-1 të sfidës së parë, t’u lejojë kalimin në turin tjetër.

Ndryshe nga fillimi i sezonit, Tirana e javëve të fundit ëshët shaqur më nervoze, sidomos karshi gjyqtarëve për vendimet që kanë marrë kundër bardhebluve. “Sigurisht kur je në fushë dhe sheh të të bëhet një padrejtësi, të vjen natyrshëm reagimi. Por ne nuk duhet të meremi me gjykimin. Të shpresojmë të jetë i drejtë”, ishin fjalët e kapitenit për ngjarjet e kohëve të fundit. /vipsport.al/