Kamer Qaka feston në kampionat dhe “prek” Europën

Ekipi me të cilin aktivizohet mesfushoi Kamer Qaka, ka fituar në ditën e sotme përballë Botosanit, në sfidën direkte për një vend  në Europë. Ekipi i Poli Iasit ka fituar me rezultatin 1-0, teksa pas kësaj fitore ka barazuar me pikë Botosanin, por duke e kaluar në renditje prej golavarazhit më të mirë. Qaka është titullar i padiskutueshëm  në këtë ekip, duke bërë paraqitje të mira me rumunët.

Renditja e kampionatit rumun ndahet në dy pjesë, ku 6 ekipet e para do të krijojnë një grup nga ku do të shpallet kampioni dhe pjesëmarrësit në Europë. Në grupin e dytë luajnë 8 ekipe të cilat luftojnë për mbijetesë. Ekipi i Qakës ndodhet në vendin e 6, pra në grupin e parë.

Qaka u transferua në merkaton e verës te ekipi rumun, pasi më parë ka qenë pjesë e norvegjezëve të Kristansundit. Gjatë merkatos së janarit, interes për Qakën ka treguar edhe Getafe dhe Steaua e Bukureshtit. Ai është grumbulluar edhe me kombëtaren shqiptare, duke debutuar në ndeshjen miqësore përballë Turqisë. Qaka me grupmoshat e ndryshme të Norvegjisë, por zgjodhi kombëtaren shqiptare. /vipsport.al/

more recommended stories