Java e 21-të e Superiores, përcaktohen datat dhe oraret zyrtare

Pesë ndeshjet e javës së 21-të të Superiores do të zhvillohen të ndara në dy ditë, konkretisht të premten dhe të shtunën. Ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, ajo mes Skënderbeut dhe Partizanit, është vendosur të zhvillohet ditën e premte, në orën 18:00.

Kurse katër ndeshjet e tjera do të luhen të shtunën, tre prej tyre në orën 14:00 dhe Teuta-Flamurtari në orën 17:00. Gjithmonë, nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri në fundjavë.

 

Java e 21-të

E premte, ora 18:00

Skënderbeu – Partizani

E shtunë, ora 14:00

Kukësi – Laçi

Luftëtari – Vllaznia

Lushnja – Kamza

Ora 17:00

Teuta – Flamurtari