Iker Kasijas kërkon një aventure të re, hedh sytë nga Seria A

Që nga koha kur u largua nga Reali i Madridit, portieri Kasijas nuk ka qenë në formën e tij më të mirë. Aktualisht luan me portugezët e Portos, por prej disa kohësh qëndron në stol.

I pakënaqur me këtë situatë, ish-portieri i Realit po mendon të largohet nga Porto, për të provuar një eksperiencë të re në kampionatin italian. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për të nënshkruar me ndonjë ekip të madh, por për Kasijasin është e rëndësishme të luajë sërish.

Ndeshja e fundit për 36-vjeçarin daton më 1 tetor 2017, kundër Rio Aveshit. Kasijas e flet mirë gjuhën italiane, prandaj ambientimi nuk do të jetë i vështirë. Lajmi është konfirmuar nga mediet portugeze, që e shohin Kasijasin larg Portos ende pa u hapur merkatoja e verës. Vipsport.al