Igli Tare “tremb” rivalët: Koha të tregojmë se kush jemi

Pas një sezoni që dukej se po shkonte në mënyrën më të mirë, ekipi i Lacios është duke përjetuar një krizë të vogël në kampionatin italian, pas një serie rezultatesh negative.

Megjithatë për drejtorin sportiv të lacialëve, Igli Taren, ky është momenti i duhur që klubi të tregojë maturinë dhe të reagojë në ndeshjet pasardhëse. Në një intervistë për “Repubblica”, Tare është shprehur:

“Në këto momente të vështira kuptohet karakteri i vërtet i grupit të ekipit. Nëse skuadra reagon me shpirtin e duhur që duhet të karakterizojë një ekip, atëherë kjo tregon një rritje dhe maturi. Kjo është ajo për të cilën ne kemi punuar prej një kohe të gjatë.

Ne duhet t’i pranojmë kritikat dhe të fillojmë sërisht. Është e rëndësishme që të jemi të bashkuar dhe kompakt në këtë moment”, është shprehur Tare.

Megjithatë në klubin lacial ka vend për pak qetësi, pasi Felipe Anderson është kthyer në stërvitje me ekipin. Tare ka qenë i pranishëm në stërvitjen e ekipit për ditën e sotme, duke kthyer paqen më Felipe Anderson. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/