I dha arra futbollistit alergjik, Volfsburgu pushon nga puna kuzhinierin

Volfsburgu po përpiqet këto muaj të fundit të sezonit të sigurojë qëndrimin në Bundesligë, por duhet të kërkojë edhe një kuzhinier të ri.

“Express.de” zbulon se klubi gjerman e ka pushuar nga puna menjëherë kuzhinierin Olaf Suchanek për një pakujdesi. Maksimilian Arnold, mesfushori i “ujqërve”, më 16 dhjetor nuk mundi të luante ndaj Këlnit, sepse nuk ndihej mirë.

Në atë kohë u tha zyrtarisht se lojtari kishte një gastroentrit, por në fakt ka qenë faji i arrive, që i kanë sjellë një alergji të fortë. Pasi është mësuar kjo gjë, drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndërrojnë kuzhinier. Vipsport.al