Harrojeni Shën Valentinin! Këto ndeshje në “Champions League” premtojnë më shumë

Pas një periudhe të gjatë pushimi, “Champions League” rikthehet për të zhvilluar fazën e Play-Offit për 1/8-at.

Harrojeni “Shën-Valentinin”, ndeshjet e këtij trofeu premtojnë më shumë këtë javë. Në ditën e nesërme kryesfida do të jetë ajo mes Juventusit dhe Totenhem. Të dyja skuadrat vijnë nga një formë shumë pozitive dhe do të provojnë për të marrë maksimumin në këtë takim. Spektakli është i garantuar, pasi futbolli i Totenhem premton shumë në këtë ndeshje, pa harruar edhe kampionët e padiskutueshëm të Italisë. Ditën e nesërme do ta mbyll takimi mes Baselit në të cilin aktivizohet Taulant Xhaka dhe Mançester Sitit, kryesuesit të pandalshëm në “Premier League”. Të dy takimet do të luhen në 20:45.

Ndërsa në datën 14 shkurt, që përkon edhe me festën e Shën Valentinit, takimi mes Real Madridit dhe Parisit pritet të thyejë rekorde shikueshmërie. Emrat e të dy klubeve dhe futbollistët që ata mbartin në organikën e tyre, do të tërheqin pas vetes një audiencë të jashtëzakonshme, pavarësisht simbolikës që ka kjo datë. Ndeshja tjetër e kësaj dite do të jetë mes Portos dhe Liverpulit, teksa të dy takimet do të zhvillohen në orën 20:45. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Të martën

Juventus-Totenhem 20:45
Basel-Cska Moska 20:45

Të mërkurën

Real Madrid-PSG 20:45
Porto-Liverpul 20:45