Grezda mposht kampionët e Kroacisë dhe arrin Europën

Ekipi i Osijekut ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e 22-të të kampionatit në Kroaci, teksa ka arritur të mposhtë Rijekën me rezultatin 2-1.

Kjo ishte një ndeshje delikate për Osijekun, pasi luante përballë kampionëve aktualë të Kroacisë. Për më tepër ndeshja e sotme ishte direkte, pasi luhej për një vend në Europë, megjithëse mbete ende shumë ndeshje për t’u zhvilluar.

Në këtë takim ka pasur 90 minuta për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Eros Grezda. Ekipi vendas e ka pasur më të lehtë detyrën në takimin e sotëm, pasi Zupariç ka lënë që në minutën e 6 Rijekën më 10 futbollistë. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/