Greqi/ Ajdareviç e nis sërish nga stoli, Andi Lila asnjë minutë

AEK-u fiton 4-0 kundër Xanthit në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit grek.

Skuadra e Ajdareviç e ka siguruar fitoren që në pjesën e parë, pasi të katërt golat u shënuan brenda 45 minutave të para.

Por, mesfushori shqiptar, edhe pse shënoi në Europa League kundër Dinamo Kiev, sërish e nisi nga stoli. Kundër Xanthit, ai u aktivizua nga stoli në minutën e 65-të. AEK ndodhet në vendin e dytë në renditje, 50 pikë, 2 pikë më pak se PAOK që kryeson kampionatin.

Ndërkohë që PAS Janina e Andi Lilës ka fituar në transfertë 0-3 kundër Platanias. Mbrojtësi shqiptar ka qenë në stol gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë përballje.

Ndeshjet:

Platanias-PAS Janina 0-3

AEK-Xanthi           4-0